– Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 41- të në të cilën do të debatojë për shfrytëzimin dhe implementimin e fondeve të BE-së, si dhe për statusin e realizimit të prioriteteve të RM-së për hyrje në NATO.
Në rend dite është edhe informacioni për ndërtimin e stacionit të përbashkët hekurudhor të Republikës së Maqedonisë dhe të Republikës së Serbisë në vendin e banuar Tabanoc, për periudhën 1 janar deri më 30 qershor të vitit 2017, informacione në lidhje me realizimin e marrëveshjeve për koncesion për shfrytëzimin e ujit për ndërtimin e centraleve të vogla hidroelektrike, informacion në lidhje me kërkesën e parashtruar të THOR IMPEKS SHPKNJP Shkup, për dhënien e autorizimit për ndërtimin e Termocentralit me erë Bogoslovec, me Propozim-vendim.
Qeveria do të debatojë edhe për informacionin e Drejtorisë së të Ardhurave Publike për gjendjen dhe mundësitë për pagesën e borxhit tatimor te NP Rrugët e Maqedonisë JPCO Shkup, si dhe Propozim dispozita për ndryshim të Dispozitës për zbatimin e Ligjit doganor.