Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot (12:00) do ta mbajë seancën tematike kushtuar konfirmimit të drejtimit të prioriteteve urgjente reformuese, njoftoi pres-shërbimi qeveritar.
Pas seancës tematike, me fillim në orën 13:00 Qeveria e Republikës së Maqedonisë do ta mbajë seancën e shtatë. Në pajtueshmëri me rendin e propozuar të ditës, në seancën e shtatë qeveritare do të shqyrtohen gjendjet dhe avancimi i integrimit evropian, shfrytëzimin dhe implementimin e fondeve nga BE-ja, si dhe Statusin e realizimit të prioriteteve të Republikës së Maqedonisë për hyrje në NATO dhe Statusin e realizimit të Marrëveshjes së Ohrit.
Në seancën e rregullt qeveritare do të shqyrtohen edhe zgjidhje kadrovike, si dhe informata të tjera nga sistemi ekonomik dhe politik dhe politika rrjedhëse.