Qeveria e Maqedonisë sot ka refuzuar të komentojë spekultimet e mediave greke se në propozimet e ndërmjetësi Metju Nimits gjendet Maqedonia Veriore apo Maqedonia e epërme. Zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski thotë se bisedimet janë në fazë serioze dhe nuk parapëlqejnë të zbulojnë detaje me opinionin.
“Duhet zgjidhje që do të jetë rezultat i kompromisit të ndërsjellët, zgjidhje që do ta respektojë dinjitetin e qytetarëve të të dy vendeve. Si qeveri nuk do të lejojmë të hyjmë në spekulime në lidhje me atë që është publikuar në media dhe nuk kam çfarë të shtoj jashtë deklaratës së kryeministrit” tha Boshnjakovski.
Ai poashtu ka mohuar spekulimet ne mediat greke se Maqedonia në takimin e kryeministrave në Davos ka pranuar gjithçka.
” Ajo që u bë në Davos është hap serioz drejt gjetjes së zgjidhjes së problemit të cilin Republika e Greqisë e ka lidhur me emrin tonë kushtetues”, theksoi Boshnjakovski.
Sipas tij, në rend dite nuk janë as spekulimet greke për kinse ndryshimin e neneve 3 dhe 49 të Kushtetutës.
Takimin i radhës i kryeministrave Zaev dhe Cipras ende nuk është caktuar.
A.M
Almakos