Komuna e Tetovës njofton se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka refuzuar kërkesën e tyre për dëmshpërblimin e qytetarëve të cilët pësuan dëme gjatë vërshimeve në vitin 2022.
Në anën tjetër e informojmë opinionin me faktin se gjatë kohës së vërshimeve në Tetovë, në vitin 2022 nuk ka funksionuar këshilli komunal dhe si rezultat i kësaj nuk ka qenë e mundur të formohet komision për vlerësimin e dëmeve, por edhe përkundër kësaj komuna me të gjitha mjetet që ka pasur në dispozicion u ka dalë në ndihmë banorëve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.
Nga Komuna e Tetovës thonë se pas zgjedhjeve për këshillin komunal u formua edhe komisioni për vlerësimin e dëmeve të shkaktuar nga vërshimet në vitin 2022 me çka përgatiti raportin final, raport ky që nuk u pranua nga Komisioni për vlerësimin dhe përcaktimin e dëmit nga fatkeqësitë elementare i formuar nga qeveria e RMV me arsyetime banale madje edhe politike.