Qeveria dje ka miratuar strategjinë për reforma në sektorin e drejtësisë, me të cilin synon të forcojë pavarësinë e gjyqësorit si dhe të përmirësojë cilësinë, përgjegjshmërinë, transparencën dhe efikasitetin e tij.
Radica Todorovska, nga Ministria e drejtësisë për Almakos thotë se strategjia e miratuar kërkon të rikthehet besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë, përmirësimin e qasjes në drejtësi për të gjithë qytetarët, sundimin e plotë i ligjit dhe të krijojë meritokracinë në sektorin e drejtësisë.
“Jemi të fokusuar në mënyrë të veçantë në ndryshimet ligjore që synojnë reformimin e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të prokurorëve publik”, thotë Todorovska dhe shton se të rëndësishme janë edhe masat që i referohen përcaktimit të kritereve të përzgjedhjes, si dhe procedurat e përgjegjësisë së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe të Këshillit të Prokurorëve.
Todorovska thekson se reforma do të përfshijë edhe sistemin e vlerësimit të cilësisë dhe efikasitetit të punës së gjyqtarëve dhe të prokurorëve për tu dhënë përparësi kritereve të cilësisë.
“Qartë do të përcaktohet përgjegjësinë e tyre duke pasur parasysh parimin e proporcionalitetit në shqiptimin e masave disiplinore”, thotë ajo.
Pjesë e reformave, poashtu do të jetë edhe forcimi i funksionimin e Prokurorisë Speciale si institucion i pavarur në kuadër të Prokurori Publike, në trajtimin e rasteve nën juridiksionin e saj dhe ndjekjen penale të krimeve të profilit të lartë të korrupsionit.
Lehtësimi i qasjes në drejtësi është paraparë të arrihet duke forcuar sistemin e ndihmës juridike falas dhe forcimin e ndërmjetësimit
Delvina Kërluku
Almakos.com