Qeveria e Maqedonia e Veriut ka reaguar publikisht pas një ngjarjeje të fundit në hapësirën mediatike, duke theksuar se profesionalizmi në gazetari nuk është zgjedhje, por detyrim.
Në reagimin e saj, Qeveria nënvizon se mbrojtja e lirisë së mediave dhe e drejta e gazetarëve për të bërë pyetje në interes publik mbeten prioritete, por këto të drejta shoqërohen edhe me përgjegjësi për sjellje profesionale, etike dhe dinjitoze. Sipas saj, liria e shprehjes nuk duhet të përdoret si justifikim për cenimin e integritetit personal apo institucional.
Reagimi vjen pas një incidenti në një ngjarje publike mediatike, ku gazetari Nevrij Ademi iu drejtua me tone të papërshtatshme dhe retorikë joetike ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. Qeveria shpreh shqetësim se ky nuk është rast i izoluar, por përsëritje e një sjelljeje të ngjashme ndaj të njëjtës zyrtare.
Nga ana tjetër, Qeveria u bën thirrje edhe zyrtarëve publikë që të tregojnë respekt maksimal ndaj mediave, duke theksuar se respekti duhet të jetë i ndërsjellë në një shoqëri demokratike.
Gjithashtu, i bëhet apel Këshilli për Etikë në Media, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Mediave që të dënojnë qartë këtë sjellje dhe të kontribuojnë në forcimin e standardeve profesionale dhe etikës në gazetari.
Në fund, Qeveria falënderon gazetarët dhe mediat që kanë reaguar dhe kanë dënuar rastin, duke vlerësuar se vetëm përmes respektit të ndërsjellë dhe standardeve të larta profesionale mund të ndërtohet një ambient mediatik i shëndetshëm dhe në shërbim të interesit publik.


