Qeveria ka formuar një grup punues që duhet të përgatis ndryshimet ligjore për uljen e harxhimeve në strukturën e vendimeve përmbaruese, transmeton Almakos.
Ashtu si njoftoi sot kryeministri Zoran Zaev, është paraparë që nga 42 tarifat e shërbimeve përmbaruese të ulen dhjetë prej tyre, të largohen shpenzimet e avokatëve, ndërsa kërkesat për shërbimet komunale t`i paguajnë vet ndërmarrjet.
Secili duhet që të heq dorë nga diçka, porositi Zaev, pasi që Qeveria dhe shërbimet, përmbaruesit dhe noterët, ekzistojnë dhe punojnë për shkak të qytetarëve dhe duhet që të kanë ndjenjën për gjendjen sociale.
“Jam i bindur se mund që të kemi sukses. Nëse punojmë në mënyrë të përkushtuar mund që të gjejmë zgjidhje për problemet e këtilla. Por prej një pjese prej të hyrave duhet që të heqin dorë edhe noterët edhe shteti. Pjesa dërmuese e qytetarëve tanë kanë probleme edhe për borxhet nga viti 2003, 2007 me kamata të larta”, deklaroi Zoran Zaev në pres konferencën e sotme./Almakos/