Qeveria e Maqedonisë në seancën e sotme ka vendosur që të inicioj procedurë për shkarkimin e Prokurorit Publik, Marko Zvërlevski, kanë njoftuar nga kabineti I Qeverisë nëpërmjet një komunikate.
“Qeveria ka sjellë vendim, propozimi për shkarkim të Prokurorit Publik Republikan për shkak të ushtrimit të detyrës në mënyrë joligjore dhe mosveprimi në kohë, në përputhshmëri me normativat ligjore, ta dorëzoj deri tek Këshilli i Prokurorëve Publik të Maqedonisë dhe të kërkoj mendim.”, thuhet në njoftimin e Kabinetit të Qeverisë.
Në këtë seancë, po ashtu është shkarkuar drejtori i deritanishëm i Shërbimit për çështje të përgjithshme dhe të përbashkëta të Republikës së Maqedonisë, Vase Donevski dhe drejtor i ri është emëruar Pece Mirçeski.
Më tej, në këtë seancë, janë shqyrtuar edhe informatat e para për pasojat e fatkeqësisë natyrore në Tetovë, për shkak të daljes nga shtrati të Lumit në Poroj. Për këtë rast janë ngarkuar më shumë ministri kompetente për formim të komisionit i cili do të del në terren, me qëllim të vërtetimit të dëmeve të shkaktuara. Po ashtu, Ministrisë për Transport dhe Lidhje dhe asaj për mjedis jetësor, u është ngarkuar detyra që të përgatisin informata më të detajuara për gjendjen në terren, me qëllim të zgjidhjes së problemit për banorët e këtij rajoni.
Ndërkaq, është prolonguar për nesër, takimi në nivel liderësh ndërmjet Zoran Zaevit, Ali Ahmetit dhe Ziadin Selës, i cili ishte i paparë për ditën e sotme. Në këtë takim pritet të diskutohet lidhur me emërimet e zëvendësministrave dhe drejtorëve të institucioneve në kuadër të Qeverisë. Nga burime partiake mësohet se takimi është prolonguar për shkaqe objektive.
Ajnur Bafqari