Në shënimin e 20 vjetorit të punës së Organizatës Ndërkombëtare për Migrim në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sot ministri pa resor përgjegjës për Diasporë Edmond Ademi dhe drejtori rajonal i organizatës ndërkombëtare Argentina Sabodash, nënshkruan memorandum për bashkëpunim mes Qeverisë dhe IOM me të cilin thellohet bashkëpunimi nga sfera e diasporës, i cili do të përfshijë mbështetje këshilluese për zhvillim të politikave strategjike për diasporën.
Ngjarjes me fjalime përshëndetëse iu qasën: Edmond Ademi, ministër pa resor i angazhuar për diasporën, Andrej Zhernovski, zëvendësministër për Punë të Jashtme, Argentina Sabadosh- IOM, drejtor rajonal për Evropën Juglindore, Lindore dhe Azi Qendrore, Rosana Dudzhak- koordinatore rezidente e KB dhe Piter Van Der Ovareart, IOM, koordinator sub-rajonal, për rajonin e Ballkanit perëndimor, ndërkaq Sonja Bozhinovska- shefe e zyrave të IOM në Shkup prezantoi aktivitetet e IOM në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Qeveria dhe unë si ministër i angazhuar për diasporën punojmë fuqishëm për zhvillimin e politikave dhe realizimin e masave dhe aktiviteteve në drejtim të angazhimit të diasporës. Për ne diaspora është pjesë përbërëse e vendit. Vlerësoj se nëpërmes këtij memorandumi, bashkëpunimi në mes Qeverisë dhe IOM do të intensifikohen. Qeveria te IOM sheh partner të fuqishëm në fushën e migrimit dhe diasporës. Sot, këtë partneritet me këtë akt edhe po e zyrtarizojmë”, tha ministri Ademi.
“Duke e pasur parasysh përcaktimin e vendit tonë për respektim të të drejtave themelore njerëzore, lirive, si dhe mbrojtjen e tyre, ndarjen e përgjegjësive dhe jo diskriminimin, presim që në të ardhmen të ketë thellim të bashkëpunimit nëpërmes ofrimit të ndihmës adekuate nga ana e Organizatës ndërkombëtare për migrim në drejtim të implementimit teknik dhe strategjik të Rezolutës për politikën e migrimit, të pranuar nga Kuvendi i RMV, si dhe në raport të përgatitjes dhe implementimit të strategjive të reja dhe planeve aksionare për punë të lidhura me migrimin, përshtatjen me standardet sipas legjislacionit të BE-së, si dhe mbështetjen e mëtutjeshme në forcimin e kapaciteteve teknike në këtë kontekst”, deklaroi Zhernovski.
Republika e Maqedonisë së Veriut është bërë anëtare e IOM më vitin 2014, ndërkaq më herët kishte statusin e vendit vëzhgues, qëndron në kumtesën e Kabinetit të Ministrit përgjegjës për Diasporë.


