Sa larg aq afër rezulton të jetë qeveria e re ndërmjet LSDM-së dhe BDI-së si dy parti të majta në politikn e Maqedonisë. Nga njëra anë BDI nuk kanë ndonjë qëndrim konkret nëse po negociohet për formim të qeverisë, por se bëhet fjalë vetëm për dialog normal ndërmjet dy partive, nga ana tjetër është LSDM-ja në krye me Zoran Zaevin që në çdo paraqitje paralajmërojnë formimin e qeverisë së re.
Se çfarë do të ndodhë më tutje, prognozat e tij për portalin Almakos, i japin politikologu Murat Aliu dhe analisti politik, Nijazi Muhamedi.
Murat Aliu: BDI po taktizon dhe manovron kundrejt gjitha partive shqiptare
“Kur janë në pyetje bisedimet apo negociatat e partive politike për formimin e qeverisë paraprakishtë më duhet të themë se gjatë gjithë kësaj përiudhe procesi i negocimit aspak nuk ka qenë transparent dhe në këtë kuptim është vështirë të parashikohen veprimet e partive politike. Por, ajo që bie në sy është se BDI një kohë të gjatë është duke taktizuar dhe manovruar kundrejtë gjithë partive politike. Nga ajo që kemi marrë vesht mundë të thuhet se ka një përafrim në mes qëndrimeve të BDI-së dhe LSDM-së për gjetjen e një gjuhe të përbashkët për platformën e nënshkruar nga partitë shqiptare. Përveç kësaj ekzistojnë indikacione se BDI në këto takime me LSDM nuk është duke biseduar vetëm për platrofmën shqiptare, por se ajo njëkohësisht negocion edhe për kushtet e një koalicioni eventual qeveritarë. Pra, mendoj se është i mundshëm një koalicion në mes BDI-së dhe LSDM-së, por prap së prap ngelet të shohim se çka do të ndodh në ditët në vijim.”
Nijazi Muhamedi: Nuk i di shenjat e Zodiatuk të Ahmetit, Zaevit dhe Gruevskit
“Përvoja ime e gjatë në gazetari më ka mësuar së voni që analizat politike t’i bëj më ngeshëm duke mos lënë anësh edhe leximin e shenjave të zodiakut të liderëve që janë në bashkëpunim apo në konfrontim njëri me tjetrin sepse secili e shtyn punën për javën e mbarë të shenjës së tij të zodiakut. Mbi bazë të kësaj bile u caktua edhe data e nënshkrimit të MO- së. A.Ahmeti dhe L.Georgievski ishin të një shenje Bricjap dhe muajt gjer në gusht Bricjapi i shqiptarëve si e interpretonte një fallxhore në kabinetin e Lubços, nuk lëshonte pe. Pas korrikut ky Bricjap ti jep të gjitha dhe ashtu ndodhi. Tash unë nuk i di shenjat e zodiakut të Gruevskit dhe të Zaevit që ta parashikoj edhe fundin e kësaj stratagjeme koalicionuese që është duke e shtillisur me marifetin e tij të njohur tashmë Ali ahmeti dhe çka mund t’i ketë thënë fallxhorja e vet Gruevskit. Është një lojë politike mes dy zjarresh ku e ka sjellë të bjerë shenja e tij e zodiakut.
Së këndejmi do të thosha që më shumë gjasa ka që kësaj pune t’ ia lidhë kryet me Zaevin .Varet se si e ka ndarë mendjen të përcaktohet të shpëtojë me dredhi kryet që e ka zën ngushtë tek njëri apo ta shpëtojë fjalën që e ka zënë ngushtë tek tjetri që mund ta paguajë me krye dmth me gremisje politike.
Sipas kësaj krejt këto manovra koalicionimi nuk mund të jetë çudi se në fund mund të dalin të kuptuara si manovra shenjash zodiaku ndërmjet këtyre tre liderëve dhe ortakeve të tyre që i kanë futur në këtë rrotullame të ngatërruar për formimin e qeverisë së re”. /Almakos.