Qeveria mori vendim që t’u kërkojë tregtarëve të ulin çmimet e pajisjeve shkollore për së paku 10 për qind në tregtinë me shumicë dhe për së paku 15 për qind në tregtinë me pakicë. Me pajisje shkollore nënkuptohen çanta shkolle, fletore, lapsa, stilolapsa, vizore, materiale didaktike, letër dhe të tjera.
Vendimi vlen për periudhën nga 15 gusht-15 shtator, dhe tregtarët janë të detyruar që krahas çmimit të ri të ulur të produkteve, ta publikojnë edhe çmimin e vjetër që ka qenë në fuqi më 01 qershor, i cili merret si çmim bazë për përcaktimin e uljes. Gjithashtu, përpara hyrjes së objektit shitës ose në ndonjë vend të dukshëm në dyqan, duhet të jetë i afishuar qartë dhe dukshëm një poster me mbishkrimin “Më pak shpenzime, më shumë për ty.”
Data 11.08.2025
Aktuale
- LAMM: Në Bogorodicë dhe Dojran koha e pritjes është rreth 30 minuta
- VLEN: Bujar Osmani është një shembull i punës joefikase dhe të paligjshme
- Në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Dojran koha e pritjes është rreth 30 minuta
- Gjithçka që dihet rreth vrasjes së trefishtë në Gjilan – Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij ende në arrati!
- Temperatura përvëluese këtë javë – bëhet thirrje për kujdes të shtuar!
- Këmbimi valutor 11 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
- Një i vdekur dhe 29 të plagosur në tërmetin me magnitudë 6.1 në Turqi, të paktën 16 ndërtesa u shembën
- Vdes një person në QKUK pasi u ther me thikë në Prizren