Gjatë ditës së djeshme kryeministri Zoran Zaev publikoi Raportin për punën njëvjeçare të qeverisë. Të pranishëm ishin ministrat aktual, por mungoi zv.kryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika.
Edhe pse mungoi në pres-konferencën e djeshme për Raportin një vjeçar për punën e Qeverisë, nga Qeveria njoftojnë se nuk bëhet fjalë për ndonjë bojkot të zv.kryeministri Hazbi Lika.
Prej atje thonë se Lika nuk ishte prezent për shkak se në agjendë kishte të planifikuar aktivitet të cilin nuk mund ta anulonte.