Në Konferencën e fundit të mbajtur në Strugë në prani të kryetarëve të komunave dhe ministrit të Vetqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu, Kryeministri Zoran Zaev ka lënë të hapur mundësinë që kompetencat e pushtetit lokal për menaxhimin e deponive t’i marr përsipër Qeveria, pasi që konsideron se pushteti lokal nuk posedon kapacitet për zgjedhjen e këtij problemi.
Edhe pse deri më tani nuk ka asgjë konkrete, ministri për Vetëqeverisje Lokale Suhejl Fazliu theksoi se mundësia qëndron e hapur dhe se për këtë çështje ende nuk është arritur marrëveshje.
‘’Për këtë çështje kemi biseduar por nuk është asgjë konkrete deri më tani nuk kemi arritur marveshje që të bëjmë ndryshime ligjore, por është biseduar si mundësi më e mirë për menaxhimin e zgjedhjes së problemit të hershëm. Kryeministri tha për këtë çështje se mendojnë të bëjnë ndërhyrje ligjore për shkak se nuk ekziston kapacitet tek komunat për ta zgjedhur vetë ’’- tha Fazliu.
Sipas ekspertit të decentralizimit, Bashkim Bakiu, menaxhimi i çështjes së deponive dhe marrja e kompetencave të pushtetit lokal nga Qeveria, është qasje e gabuar pasi që sipas tij, kjo e shpien Maqedonin drejtë rrugës së centralizimit. Bakiu thotë se Maqedonia duhet të ndjek modelet e mira ato të komunave evropiane.
‘’Kohët e fundit shqëtsimi rreth kësaj çështje është rritur dukshëm dhe këtë rast pushteti qëndror tenton që ta merr në menaxhim. Kjo nuk është model i mirë pasi që Maqedonia synon të decentralizohet kurse menaxhimi i një problemi të tillë nga ana e pushtetit qëndror do të thotë se Maqedonia nuk shkon përpara për t’u decentralizuar, por po centralizohet edhe më tej”, thekson Bakiu.
Sipas tij, në Evropë komunat fitojnë nga reciklimi i mbeturinave ,sepse ekziston sistem i grumbullimit të mbeturinave nëpërmjet të cilave gjenerojnë nxemje.
“Fatëkeqësisht te ne nuk egzistojnë fonde të tilla, nuk ndiqet shembulli i komunave të Evropës që së paku të menaxhohet ky sistem i grumbullimit të mbeturinave, dhe menaxhimi që në të gjitha rastet të kthehet në profitabile por sistuata te ne mund të shëndrohet vetëm në problem’’ -shtoi Bakiu.
Përderi sa kjo mundësi mbetet e hapur për t’u shqytruar, pushteti lokal nuk është i informuar për idenë e qeverisë që t’u mirren kompetencat për menaxhimin e mbeturianve. Nga komuna e Tetovës dhe Gostivarit thanë se nuk janë të informuar për këtë çështje, por nuk përjashtojnë mundësinë kompetencat për mbeturinat t’i kalojnë qeverisë.
“Kryetari nuk ka ndonjë informacion për këtë çështje dhe se ai thotë le të bëjnë zgjedhjen më të mirë të mundshme”, thonë nga komuna e Gostivarit.
Arbnora Memeti
Almakos.com