Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se në mbledhjen e sotme ka marrë disa vendime.
Në mesin e atyre është edhe shkarkimi i kryetarit dhe anëtarëve të Bordit të Fondit për Inovoacione dhe Zhvillim Teknologjik. Nga ajo që shihet në komunikatën e Qeverisë, raporton SHENJA, nga shtatë anëtarët e zgjedhur të rinj asnjëri nuk është shqiptarë.
Është shkarkuar kryetarja Monika Mlladenoviq dhe anëtarët: Fatlume Rexha Lusjani, Natasha Geshkoska, Sherefedin Ibishi, Lubomir Popovski, Dardan Selmani dhe Adrian Fazlia.
Janë emëruar: Ivo Nikollov, Bllagoja Denkovski, Kirill Kovçegarski dhe Bojana Naumoska për periudhë prej tre viteve, ndërsa Nada Cvetkoska, Marjana Gjorgjievska dhe Bllagojçe Lazoroski për periudhë prej dy viteve. /SHENJA/
Data 10.04.2026
Aktuale
- Çfarë tregon mënyra juaj e shtrydhjes së pastës së dhëmbëve për karakterin tuaj?
- Meidani takon Hoxhën: Fokus te mjedisi dhe zhvillimi i qëndrueshëm
- VIDEO/ Pitbulli kafshoi 4-vjeçaren në Vlorë, publikohet momenti kur qeni sulmon të miturën
- Nga 10 prilli hyn në fuqi rregullorja e re për udhëtimin drejt vendeve Shengen, ja çfarë duhet të keni parasysh
- Artemis II: Astronautët përballen me rikthimin hipersonik më të rrezikshëm ndonjëherë
- Mucunski: Integrimi në BE po sfidohet nga çështje dypalëshe
- Drama e papritur në funeral: Dy gra përballen për dashurinë e të ndjerit
- A do të kandidojë për kryetar? Përgjigjet Shaqiri


