Qeveria ka njoftuar se gjatë një viti ka realizuar pagesa në vlerë mbi 9 miliardë denarë për subvencione, si për detyrimet e prapambetura ashtu edhe për ato aktuale, duke përfshirë të gjitha kategoritë e bujqve.
“Shtatë mbi 9 miliardë denarë kanë shkuar drejtpërdrejt në xhepat e bujqve. Detyrimi ynë si Qeveri është që subvencionet të paguhen me kohë dhe në mënyrë të drejtë, pa përjashtime apo selektime. Ndryshe nga e kaluara, kur bujqit shpesh ndiheshin të anashkaluar dhe të lënë pas dore, sot ata janë në qendër të vëmendjes institucionale. Këto pagesa i ndihmojnë ata të përgatiten më mirë për sezonin e ardhshëm, duke nxitur rritjen e prodhimit bujqësor”, thuhet në kumtesën zyrtare.
Sipas Qeverisë, Maqedonia është në proces transformimi dhe bujqësia përbën një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik dhe përparimit të vendit.