Kryministri Zoran Zaev mos miratimin e dorëheqjes së zëvëndës ministrave të Alaeancës për Shqiptarët, e ka arsyetuar me mungesë të kuadrove për ti zëvëndësuar të njejtit. Zaev njoftoi se zëvëndës ministrat e kësaj partie zëvëndësojnë edne ministrat kur është e nevojshme.
‘’Pas bisedimeve që po i bëjmë për zgjerimin e shumicës parlamentare, do të sugjerohen kuadër të ri në bazë të saj do të konstatohen dhe dorëheqjet në Kuvend. Nuk shpejtojmë pasi që zëvëndësministri e zëvëndëson ministrin kur nuk është këtu kur nuk mund ti kryej punët e tij dhe ngjajshëm. Ata nuk po bllokojnë apsulutisht asgjë si njerëz’’, ka deklaruar Zoran Zaev.
Sipas zëdhëndësi të Aleancës për Shqiptarët Flarkon Bexheti, Zoran Zaev nuk po miraton dorëheqjen e kuadrove të ASH-së, siç thotë me qëllim që Qeverisja e tij BDI-LSDM të quhet edne reformatore.
‘’Nga momenti që Aleanca për Shqiptarët është larguar nga Qeveria, dhe funksionarët e saj i kanë deponuar dorëheqjet e tyre, kjo Qeveri nuk quhet më REFORMUESE, por quhet qeveria LSDM-BDI, ndoshta kjo eshte edhe arsye se pse u zhagit shkarkimi i zevendesministrave te ASH, ndoshta edhe Kryeministrit Zaev e ka kuptuar se ASH në qeveri ishte morali politik i Reformave’’ thotë zëdhëndësi Bexheti.
Ndryshe që nga muaji dhjetorë kur nga Aleanca për Shqiptarët vendosën të shkëputen nga Qeveria, për shkak të mosmarrëveshjes në lidhje me resorin e ministris së Shëndetësis, deri më sot ende nuk janë miratuar dorëheqjet e zëvëndës ministrave të kësaj partie. Aleanca për Shqiptarët ishte njëri ndër subjektet e para që i siguroi nënshkrimet Zaevit si mandatar për formimin e Qeverisë./Almakos
Arbnora Memeti