Qeveria e RMV-së në seancën e sotme të 34-të e ka shqyrtuar dhe miratuar Informatën me propozimin për vazhdim të furnizimit të automjeteve të lehta të blinduara në rrota për nevojat e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut me firmosje të amendament-aneksit të Marrëveshjes midis Qeverisë së Republikës së Veriut me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe solli vendim që të vazhdohet me realizimin e kësaj marrëveshje me pranim të Letres së ofertës dhe pranim të ofertës nga 21 dhjetori i vitit 2020.
Qeveria e ka autorizuar sekretarin shtetëror të Ministrisë së Mbrojtjes në emër të Qeverisë së RMV-së, pas informimit të Komsionit për mbrojtje dhe siguri në Kuvendin e RMV-së, ta nënshkruajë amendament-aneksin MK-B-UCC (A1) nga 21 dhjetori i vitit 2020 ndaj marrëveshjes për furnizim të automjeteve të lehta të blinduara në rrota për nevojat e Armatës së Qeverisë së RMV-së me Qeverinë e SHBA-së me ç’rast do të llogaritet se marrëveshja ndërqeveritare për amendament-aneksin e Marrëveshjes për furnizim të ALB është ndarë dhe firmosur. Me këtë vendim, njoftojnë nga pres-shërbimi qeveritare, Ministria e Mbrojtjes është e detyruar menjëherë pas nëmnshkrimit të amendament-aneksit të marrëveshjes, të kryejë pagesë të mjeteve të dakorduara financiare nga Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2020 në vlerë prej 762.000 denarë nga Qeveria e SHBA-së.