Zëvëndëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev sot, ka njoftuar se në progaramin e Qeverisë për rritje ekonomike janë bërë tetë investime të reja në zonat ekonomike me vlerë prej 73,5 milion euro, të cilat do të hapin 1.570 vende të reja pune.
“Për dy muaj me zero para të shpenzuara kemi tetë investime të reja me mbi 75 milionë euro dhe më shumë se 1.500 të punësuar, ndërsa për shtatë vite me 225 milionë euro të shpenzuara kishte vetëm 23 investime’’, thotë Angushev.
Sipas Angjushevit, është dyfishuar interesi i investitorëve të huaj duke paralajmëruar 30 marrëveshje të reja me investitor të huaj.
Arbnora Memeti
Almakos.com