Albana Vokshi, përfaqësuese e Partisë Demokratike ka prezantuar rezolutën për Shqipërinë që u miratua nga Unioni Ndërkombëtar Demokrat.
Në fjalën e saj, deputetja demokratike theksoi se Shqipëria ndodhet nën një regjim autoritar, ku Kryeministri kontrollon të gjitha pushtetet.
Ajo u shpreh se modeli maqedonas, i një qeverie kujdestare, është një mundësi e mirë për ne për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Përtej propagandës së madhe, të paguar me para korrupsioni dhe krimi të organizuar, ekziston një realitet shumë i errët dhe i trishtë. Shqipëria ndodhet nën një regjim autoritar, ku Kryeministri kontrollon të gjitha pushtetet (politike, institucionale, ekonomike, mediatike dhe drejtësisë).
Sistemi i drejtësisë, pas reformës «së famshme» në drejtësi, e cila u ndikua shumë dhe u financua nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur dhe George Soros, në vend që të bëjë drejtësi, po përdoret si një armë në duart e mazhorancës duke e shndërruar Shqipërinë ne një vende me të burgosur politikë: Sali Berisha, Ilir Meta, Fatmir Mediu, Ervin Salianji, Fredi Bejleri.
Zgjedhje të lira dhe të ndershme – tha znj Vokshi- nuk janë organizuar në Shqipëri që nga viti 2013. Vota është e shantazhuar, e kërcënuar dhe e dhunuar. Zëri i Amerikës, media zyrtare e qeverisë në SHBA, ka publikuar një studim me një informacion tronditës: Një nga katër votues, e ka ndryshuar votën për shkak të presionit të administratës publike të këqpërdorur nga mazhoranca socialiste.
Bandat kriminale në Shqipëri, të lidhura me Kryeministrin dhe mazhorancën socialiste u përdorën nga maxhoranca për zgjedhje, dhe tani drejtojnë trafikun e drogës nga Amerika Latine në portet e Europës e janë shndërruar në rrezik jo vetëm për Shqipërinë, por për Evropën, Amerikën Latine.
Kërkojmë mbështetje për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Modeli maqedonas, i një qeverie kujdestare, është një mundësi e mirë për ne për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme”.