Në OKB krijohen kushte për lëvizje përpara të procesit për zgjidhen e çështjes së emrit, ndërsa verdikti do të varet nga gatishmëria për kompromis nga të dyja palët, thuhet në kumtesën e Qeverisë së Maqedonisë pas negociatave të djeshme në Nju Jork të ndërmjetësit Nimic me përfaqësuesit e Maqedonisë dhe Greqisë.
Pas analizës së kornizës së ofruar nga Nimic të cilën e prezantoi para negociatorëve në Nju Jork, nga Qeveria paralajmërojnë se do të vazhdojë procesi i ndërtimit të një qëndrimi më të gjerë dhe gjithëpërfshirës nga ana e Maqedonisë.
“Qeveria e Maqedonisë është e përkushtuar për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë. Në mënyrë aktive krijohen kushtet për lëvizjen e procesit para ndërsa verdikti do të varet nga gatishmëria për kompromis nga të dyja palët duke pas parasysh dallimet.
Po lë një përshtypje të mirë ripërtëritja e komunikimit e cila hap rrugën për qasje miqësore dhe ndërtim të besimit të ndërsjellë”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.