Arianit Xhaferi kryetar i lëvizja Eco Guerila, ka njoftuar se zyrtarë të qeverisë kanë kërcënuar për t’i heshtur nëse rinisë me punë fabrika e Jugohromit, e cila është ndotësi më i madhë i ajrit në rajonin e Pollogut. Xhaferi paraljmëroi se nuk do të lëshojnë pe, duke rikujtuar se këtë nuk e kanë bërë as në qeverisjen e kaluar.
Kauza e Eco Guerillës kurrë nuk është varur vetëm nga disa individë, por nga vullneti dhe përkrahja masovike e qytetarëve. Prandaj lojrat e pista me tendenca mafioze, jo që nuk do të na ndalin, por na motivojnë mos zbrapsemi nga misioni ynë. Reagimi qytetar do të jetë i shumë i ashpër ndaj çdo shantazhi qoftë nga Jugohromi apo edhe nga qarqe të larta brenda Qeverisë, tha Xhaferi.
Ai për kërcënimet ka njoftuar dhe policinë, ndërsa ka kërkuar edhe takim me kryeministrin Zoran Zaev.
Kërcënimet janë denoncuar te organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit dhe ambasadat e huaja në Shkup si dhe në Bashkimin Europian në Bruksel.
Almakos
Arbnora Memeti