Me zgjidhjet e propozuara sigurohen stimuj financiarë për federatat kombëtare sportive, klubet sportive, sportistët aktivë nga sportet olimpike dhe joolimpike dhe persona të tjerë juridikë që kanë aktvendim për ushtrimin e veprimtarisë së sportit, ngritjen e sportit në një nivel më të lartë në vendin tonë dhe arritjen e rezultateve më të mira si brenda shtetit po ashtu edhe në nivel ndërkombëtar.
Në mënyrë analoge në ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tatimin mbi fitimin në pjesën e zvogëlimit/nxitjes tatimore, në Ligjin për sport parashikohet nxitje tatimore për subjektet sportive duke futur sistemin e kuponëve sipas të cilit saktë do të vërtetohen kompetencat e subjekteve sportive dhe organi të administratës shtetërore kompetent për çështjet nga fusha e sportit, si dhe vetë procedura e dhënies së kuponëve.
Ligji do të dorëzohet në Kuvend dhe do të miratohet me procedure të shkurtuar.