Qeveria ka miratuar Planin 18 për reforma në mbledhjen e saj të mbrëmshme. Siç informoi zëvendëskryeministër Bujar Osmani, plani ka fokus të reformave në gjyqësor, në shërbimet e sigurisë, në reforma në administratë dhe në luftimin e korrupsionit.
Për çdo prej këtyre katër segmenteve të reformave, ka një plan të detajur si do të zhvillohen reformat në etapa, deri në publikimin e raportit të Komisionit Evropian në fillim të vitit të ardhshëm. Për secilin segment të planit “18”, gjatë ditëve në vazhdim do të dalin me njoftime shtesë ministrat kompetent.

