Qeveria ka marrë vendim që të inicojë procedurë për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror Ljupço Kocevski.
Lupço Kocevski është emëruar prokuror publik republikan një vit më parë.
Kryeministri Hristijan Mickoski vazhdimisht ka kritikuar Prokurorinë Publike, duke thënë se nuk po i kryen obligimet e veta dhe se kur është dashur të merren masa ndaj zyrtarëve, te prokurorët “janë paraqitur probleme shëndetësore”. Mickoski para pak kohësh deklaroi se Qeveria ka shumicën në Kuvend, për ta larguar Kocevskin nga detyra.