Nëpërmjet disa fotografive të shpërndara në rrjetin social fejsbuk është
njoftuar se ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nga fshati
Tanishec i Shkupit, Xhezari Shaqiri u njohur si komandant Hoxha është
emëruar këshilltar për çështje sigurie i kryeministrit të Maqedonisë,
Zoran Zaev.Të pyetur, nga Qeveria e Maqedonisë janë deklaruar se nuk
kanë informata se nëse është ose jo i vërtetë lajmi pasi që siç thonë nga
atje “shërbimi qeveritar nuk ka punuar gjatë fundjavës”.“Nuk mund të ju
japë informatë të saktë se a është dhe në çfarë pozite është emëruar
Xhezair Shaqiri”, tha zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile
Boshnjakovski.
Megjithatë, deputeti i partisë qeveritare Lidhja Social
Demokrate e Maqedonisë, Muhamed Zekiri në rrjetin social fejsbuk nuk
e ka hedhur poshtë mundësinë e emërimit të Komandant Hoxhës si
këshilltar sigurie i kryeministrit Zaev.“ ‘Ata që gjithmonë janë shitur,
mendojnë se të gjithë shiten si ata’. Lëreni rehat Xhezair Shaqirin o ju
patriotë të fb. Merruni me punët tuaja dhe kontribuoni fillimisht të
pastroni të paktën oborrin e juaj…”, ka shkruar Muhamed Zekiri.
Për mundësinë e emërimit të komandant Hoxhës ka komentuar edhe një
tjetër pjesëtar i LSDM-së, ish kandidat për kryetar të Komunës së
Likovës, Hadi Osmani.“Pas shumë viktimave të konfliktit të 2001 dhe
pas shumë sfidave me të cilat është përballur pas konfliktit, Xhezair
Shaqiri me të drejtë ka merituar shpërblim”, ka shkruar Osmani./TV KOHA/