Këshilli special në krye me ministrin e financave, Dragan Tevdovski do të kryej kontroll ndaj shpenzimit të parave publike të institucioneve. Në Këshillin për menaxhimin me financat publike do të anëtarësohen përfaqësues të lartë nga më shumë institucione ndërsa në rast nevoje, do të angazhohen edhe ekspertë të huaj. Një nga detyrat kyçe të Këshillit do të jetë disiplinimi i institucioneve që t’i zbatojnë rekomandimet e raporteve të revizionit, pasi Qeveria konstatoi se zbatohet vetëm një e treta e tyre.
“Ky trup do ta përforcojë punën ndaj institucioneve, me qëllim të zbatimit të masave dhe rekomandimeve që i japin revizorët shtetërorë pas kontrollit të vërtetuar në institucione të caktuara. Qëllimi kryesor i këtij Këshillit do të jetë që në mënyrë të vazhdueshme të sigurojë mbështetje të plotë gjatë realizimit të synimeve reformuese” deklraoi zëdhënës i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.
Këshilli duhet të ndjek nëse zbatohet “Programi për menaxhimin me financat publike”, që u miratua para disa muajve. I njëjti përmban shtatë prioritete dhe ka për qëllim t’i detektojë dobësitë kyçe në menaxhimin me paratë e popullit dhe të përmirësojë efikasitetin e shpenzimit të tyre. Programi parasheh edhe formimin e Këshillit fiskal deri në vitin 2019-të, që duhet të përbëhet nga ekspertë të pavarur. Trupi i ri, i formuar në seancën e djeshme të Qeverisë do të takohet në çdo gjashtë muaj, ndërsa në rast nevoje, edhe më shpesh. /Alsat-m/