Në seancën e sotme Qeveria e Maqedonisë ka zgjedhur drejtorët e rinj të Drejtorisë për Siguri dhe kundërzbulim (DSK) dhe Byrosë për Siguri Publike (BSP). Në DSK u zgjodh Goran Nikollovski ndërsa Llaze Vellkovski u vendos në në krye të BSP-së.
Popozimi për këta dy persona erdhi nga ministri i Brendshëm, Oliver Spasovki.
“Kam sjellë vendim dhe të njëjtin do ta dorëzojë në seancën e Qeverisë kur të mendoj se duhet të zgjidhen”, tha Spasovski.
Goran Nikollovski është një profesionist në radhët e policisë, në shërbim prej shumë vitesh pranë policisë së shtetit. Ai është nxënësi i Verushevskit. Ky i fundit për herë të parë e emëroi shef të Sigurimit të Karposhit.
Përpara emërimit të drejtorëve të rinj, Qeveria shkarkoi drejtorin e DSK-së, Vlladimir Atanasovski dhe drejtorin e BSP-së, Mitko Çavkov.
Goran Nikollovski
Llazo Vellkovski