Në kohën kur nacionalistët maqedonas protestonin rrugëve të Shkupit kundër gjuhës shqipe dhe formimit të qeverisë së re, qeveria e VMRO-BDI u tregua dorëlirë për ndarjen e koncesioneve kompanive të ndryshme për shfrytëzimin e pasurive natyrore.
Gjatë dy muajve sa zgjatën protestat e nacionalistëve nën moton për ‘’Maqedoni të Përbashkët’’, nga fundi i shkurtit e deri në fund të muajit prill të vitit të kaluar, ish qeveria kompanive të ndryshme të vendit u ka ndarë gjashtë koncesione për shfrytëzimin e mineraleve të ndryshme apo koncesione për hulumtime gjoelogjike.
Sipas të dhënave qeveria çdo mbledhje ka ndarë nga një koncesion për kompanitë. Kështu një koncesion është ndarë për eksploatimin e lëndës minerale të qymyrit në lokalcionin Ezhevo Brdo të komunës Karbinci. Një koncesion tjetër është dhënë edhe për eksploatimin e mineralit andes në komunën e Kriva Pallankës, ndërsa një tjetër koncesion është dhënë në komunën e Sopishtit për shfrytëzimin e lëndës gëlqerore. Në Dellçëve një kompanie i është dhënë koncesion për shfrytëzimin e rërës, ndërsa një koncesion është dhënë për kryerjen e hulumtimeve gjologjike në rajonin e fshatit Kleshovcë në Kumanovë për shfrytëzimin e mineralit të kuarcit.
Pasuritë natyrore konsiderohen si pasuri kmbëtare e vendit dhe ato duhet të shfrytëzohet për zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve. Afati i disa marrëveshjeve për koncesion skadon në fund të vitit 2019.
Për Alamkos nuk ka qenë e lehtë të marrë informacion nga institucionet për ndarjen e koncesioneve nga ish qeveria. Kaluan më shumë se dy muaj kur Almakos kërkoj informacion nga zëdhënësit e qeverisë së re. E çudtuishme ishte se njëherë nuk e kutonin pyetjen, pastaj arsyetoheshin se nuk mund ti gjejne marrëveshjet për koncesion, dhe më vonë kërkuar nga gazetari të shtronte kërkesë në bazë të ligjit për qasje të lirë në informacione me karakter publik. Përfundimisht, informacionin e kërkuar nga institucionet për koncesionet e dhëna në periudhën e protestave, i morrën nga Ministria e Ekonomisë.
/Almakos
Arbnora Memeti