Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e informon publikun se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe zvogëlimit të emetimeve të substancave ndotëse në rast të ndotjes alarmante të ajrit, miratoi një Plan aksional me masa afatshkurtra për uljen e shkarkimeve të substancave ndotëse, sipas të cilit nxori një Urdhër për futjen e masave për reduktimin e emetimeve të substancave ndotëse, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
Nga atje thonë se në kuadër të këtij Urdhri parashikohet kontrolle të shtuara të automjeteve, regjim i veçantë i komunikacionit, ndalim për dërgimin e mallrave dhe transportin e makinerive ndërtimore
“Kontrolle të shtuara të automjeteve: Ministria e Punëve të Brendshme – Policia Rrugore do të kryejë kontrolle të forta dhe të jashtëzakonshme të automjeteve për të përcaktuar korrektësinë teknike të automjeteve për emetimin e gazrave të shkarkimit. Kjo do të ndihmojë në uljen e ndotjes së trafikut.