Në marrëveshje mes Qeverisë dhe 60 kompanive, është miratuar vendimi për uljen e çmimeve për shportën konsumatore të festave të fundvitit, duke përmirësuar kështu standardin jetësor të qytetarëve, njoftojnë nga Qeveria. “Në periudhën nga 15 dhjetor 2024 deri më 15 janar 2025, qytetarët kanë mundësi të blejnë 675 produkte të ndryshme me çmime të ulëta.
Gjithashtu, në periudhën e ardhshme lista mund të zgjerohet me produkte të tjera me çmime të ulëta.
Ky vendim është për t’u përshëndetur dhe synon që çdo familje të kalojë festat e Vitit të Ri në kushte dinjitoze”, njoftojnë nga Qeveria