Pas heqjes së testimit ekstern, ministrja e re e Arsimit, Renata Treneska-Deskoska ka paralajmëruar stopim edhe disa reformave tjera në arsim.
Mbyllje e një pjesë të studimeve të disperzuara të cilat do të tregohen si joproduktive dhe revidim të projektit për universitetet “Nëna Terezë” dhe “Damjan Gruev”, janë vetëm nje pjesë e reformave.
Por për realizimin e këtyre hapave do të ketë debate me palët që janë pjesë e këtyre projekteve.