Në historinë politike të Maqedonisë viti 2017 do të mbahet në mend për shumë ngjarje të cilat nuk kishin ndodhur asnjëherë më parë. Pas zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën më 11 dhjetor të vitit 2016, Maqedonia madje më 1 qershor të vitit 2017 e krijoi Qeverinë e re, ndërsa kryetar të Kuvendit zgjodhi më 27 prill – ditë e cila do të mbahet në mend si dita më e keqe
në demokracinë e Maqedonisë. Në vend se më 16 shkurt, siç parashikohej sipas afateve ligjore, Qeveria e Maqedonisë u zgjodh pesë muaj e gjysmë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Pas krizës së gjatë politike në vend këto zgjedhje në dhjetor, negociatat për formim të qeverisë dhe në fund incidenti i 27 prillit do të mbahen në mend edhe për atë se sollën kthesë të tërësishme në vend, por edhe zhvendosje të reja në përgjithësi në planin politik, si edhe në radhët partiake edhe në bllokun partiak shqiptar edhe të maqedons.
BDI – lojtari “kryesor” në negociatat për formimin e Qeverisë
Në zgjedhjet e parakohshme më shumë mandate i fitoi koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE 51, pastaj koalicioni i LSDM-së 49, BDI 10, Besa 5, Aleanca për Shqiptarët tre dhe PDSH dy. Por lojtari kryesor në negociatat për formimin e Qeverisë ishte partia e cila shumë vite është në pushtet.
Shiptarët me vetëm tre deputetë, por ajo mbeti njëra prej kritikuesve kryesor të BDI-së. Nikolla Gruevski, ishte kryeministër i qeverive të VMRO-DPMNE-së në periudhën prej 26 gushtit të vitit 2006 deri më 18 janar të vitit 2016. Pas marrëveshjes së Përzhinës kryeministër teknik ishte, Emil Dimitriev nga VMRO-DPMNE. Partia dhe partnerët e saj të koalicionit, edhe pse me mbështetje më të vogël prej më parë, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor të vitit 2016 i fituan 51 mandate deputetësh, që Gruevskit i mundësoi të bëhet mandatar për formimin e Qeverisë së re. Qëndrimet e partive politike të shfaqura gjatë fushatës zgjedhore në të cilën një nga temat kryesore ishte Platforma e partive shqiptare apo a.q. Platforma e Tiranës, e cila i paralajmëroi kombinatorikat e mundshme dhe ndryshimin e mbështetjes posaçërisht nga partnerët e bllokut shqiptar.
Gruevski e fitoi mandatin për formimin e Qeverisë nga presidenti Gjorge Ivanov.
“Do të qasemi menjëherë drejtë negociatave për formimin e Qeverisë dhe përfundimisht të mbarojë kriza, sepse popullit i ka ardhur mbi kokë nga kriza”, deklaroi Gruevski në Shkup pas publikimit të rezultateve të para nga KSHZ-ja.
Atëherë Gruevski tha se në fokus të tyre do të jetë ulja e hendekut mes qytetarëve. Por, negociatat me partnerin shumëvjeçar në pushtet BDI, i cili ishte i dëshpëruar nga fitimi i vetëm dhjetë pozitave të deputetëve, nuk kaluan ashtu siç shpresoi VMRO-DPMNE, veçanërisht anëtarësia e partisë.
BDI edhe krahas asaj që i humbi një pjesë të anëtarësisë dhe mandateve në llogari të “realitetit të ri politik në skenën politike” – Besa (pesë mandate), mbetën, disa do të thoshin, kushtëzuesi kryesor i konstituimit të Qeverisë. Partitë shqiptare edhe pas zgjedhjeve mbetën në angazhimin për platformën e tyre, kështu që ata ishin një pjesë e pikave për negociatat për formimin e Qeverisë. Çështja kryesore ishte avancimi i përdorimit të gjuhës shqipe. Këto kërkesa të Platformës, siç tha lideri i BDIsë, Ali Ahmeti në një deklaratë të dhënë pas zgjedhjeve, nuk e paraqisnin “linjën e kuqe e as përmbajtja e tyre nuk janë kusht për bisedime për formimin e qeverisë së re” por bëhet fjalë për “parime kryesore dhe nevoja reale të shqiptarëve në Maqedoni”.
Pas përfundimit të zgjedhjeve, fillimisht në fund të dhjetorit 2016 u konstituua përbërja e re e Parlamentit, ndërsa seancën e udhëhoqi ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski. Sipas raportimeve të mediave, bisedimet për formimin e Qeverisë së re midis Gruevskit dhe Ahmetit filluan më 19 janar të këtij viti, ndërsa në fillim të shkurtit negociatat me Gruevskin përfunduan pa sukses. Ahmeti tha se po bën negociata edhe me VMRO-DPMNE-së edhe me LSDM-në, sipas liderit të BDI-së, arsyeja për negociatat e pasuksesshme ka qenë qëndrimi i VMRO-DPMNE-së për Prokurorinë Publike Speciale, ndërsa VMRO-DPMNE, nga ana tjetër pohonte se 95 për qind e kohës për biseda i është kushtuar debatit rreth kërkesës së BDI-së për vendosjen e dygjuhësisë, ku kanë
qenë edhe dallimet kryesore.
Presidenti Gjorge Ivanov i cili mandatin tani duhej t’ia ndante Zoran Zaevit, lider i opozitës, e cila i fitoi 49 mandate kërkoi prej tij garanci “për përforcimin e unitetit të shtetit dhe se gjithçka do të jetë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë”.
Incident i përgjakshëm në Parlament para zgjedhjes së Qeverisë Në ndërkohë në Shkup dhe në qytete të tjera në vend zhvilloheshin protesta për dy muaj rresht të një grupi më të madh të qytetarëve të kryesuar nga organizata qytetare “Për Maqedoninë e Përbashkët.
Debati për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Kuvendit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve anulohej nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, ndërsa me këtë edhe zgjedhja e spikerit të Parlamentit. Kryetari i LSDM-së dhe mandatar i radhës për konstituimin e Qeverisë së re, Zoran Zaev më shumë herë ka paralajmëruar përpjekjen që në Kuvend të zgjidhet kryetari i ri. Më 27 prill vazhdoi debati për zgjedhje të anëtarëve të Komisionit, dhe menjëherë pas përfundimit të vazhdimit deputetët nga koalicioni i kryesuar nga LSDM dhe BDI, për kryetar të Kuvendit e zgjodhën Talat Xhaferin, në procedurë jashtë Rregullores së Kuvendit, por me qëllim që të zhbllokohen proceset në vend dhe sa më shpejtë të zgjidhet Qeveria e re. Personat të cilët ishin tubuan para Kuvendit me ndihmën e deputetëve, hynë me dhunë në ndërtesën e Parlamentit. Disa prej tyre arritën deri te qendra për shtyp, ku atëherë mbanin konferencë për shtyp deputeti dhe mandatari Zoran Zaev dhe spikeri i zgjedhur Talat Xhaferi. Disa nga personat, të cilët ishin të maskuar, hynë me dhunë atje dhe i sulmuan fizikisht deputetët dhe gazetarët.
Pas këtij incidenti, u nevojit kohë për qetësim të gjendjes dhe gjetjes së mënyrës për vazhdim të proceseve, si për zgjedhje të qeverisë, ashtu edhe për ndërtim të besimit. Të gjitha palët bënin thirrje për ndriçim të plotë të incidentit në të cilin morën pjesë edhe deputetë.
Njëzet ditë pas incidentit Ivanov ia dorëzoi mandatin Zaevit
Pas përafërsisht tre javëve nga incidenti pasi që paraprakisht i mori garancat, Ivanov më 17 maj ia dorëzoi mandatin Zaevit. Deri atëherë lideri opozitar pati probleme me përpilimin e shumicës stabile vetëm me BDI-në, kështu që në koalicion u thirr edhe Aleanca për shqiptarët me tre deputetët e saj. Zaev mbeti në pohimet se LSDM i ka pranuar kërkesat e njëjta nga BDI si edhe VMRO-DPMNE, ndërkaq mbeti edhe mbështetja për Prokurorinë speciale publike. Programi i Qeverisë ishte promovuar dhe bërë publik shumë kohë pata zgjedhjes së saj zyrtare. Qeveria e re reformuese u zgjodh më 31 maj 2017 me 62 vota “për”, 44 “kundër” dhe pesë “të përmbajtur”. Pas dhjetë viteve sundim të VMRO-DPMNE-së, socialdemokratët u kthyen në pushtet
në Maqedoni.
Megjithatë, kjo Qeveri e koalicionit nuk arriti ta presë fundin e vitit. Njëri nga deputetët e Parlamentit e braktisi ASH-në, ndërsa hendeku politik mes kësaj partie dhe BDI-së prej qershorit deri në dhjetor vazhdimisht po rritej. Rezultoi me braktisje të Qeverisë nga ana e ASH-së. Kështu, vitin 2018 Maqedonia e priti me Qeveri të përbërë nga LSDM dhe BDI, dhe shumicë jostabile në Parlament, edhe pse përkohësisht e kanë mbështetjen nga deputetët e PDSH-së, dhe nga Çedomir Sazdovski
dhe Amdi Bajram, të cilët paraprakisht ishin pjesë e koalicionit të VMRO-DPMNE-së.
Qeveritë e Maqedonisë deri më tani mesatarisht janë formuar pas një muaji e gjysmë nga zgjedhjet e mbajtura parlamentare. Kështu për shembull, në vitin 2002, viti pas konfliktit ushtarak kur për herë të parë në zgjedhje u paraqit BDI, zgjedhjet parlamentare u mbajtën më 15 shtator, ndërsa qeveria në krye me liderin e atëhershëm të LSDM-së, Branko Cërvenkovski u formua më 1 nëntor. Nikolla Gruevski për herë të parë në krye të Qeverisë së Maqedonisë erdhi më 26 gusht të vitit 2006, ndërsa partner i tij i koalicionit gjithashtu ishte BDI. Zgjedhjet në vitin 2006 ishin më 5 korrik, ndërsa qeveria u zgjodh më 26 gusht.