Qeveria në mbledhjen e sotme të 73-të të rregullt e miratoi informatën për dhënie të pëlqimit për mjete financiare për furnizim të insulinës, glukagonit, gjilpërave të insulinës dhe shiritave për matje të sheqerit, pompave të insulinës me material shpenzues dhe senzorë për matje të vazhdueshme të glykemisë për periudhën prill 2025 – prill 2027, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.
Shuma e mjeteve financiare është 2.319.311.828,00 denarë me TVSH të përfshirë, prej të cilave 1.854.864.916,00 denarë me TVSH të përfshirë janë mjete të nevojshme për terapi të insulinës dhe 464.446.912,00 denarë me TVSH të përfshirë mjete të nevojshme për gjilpëra të insulinës dhe shirita për amtje të sheqerit, pompave të insulinës me material shpenzues dhe senzorë për matje të vazhdueshme të glykemisë.
Mjetet është paraparë të paguhen nga Programi për sigurim të insulinës, glykagonit, gjilpërave të insulinës dhe shiritave për matje të sheqerit, pompave të insulinës me material shpenzues dhe senzorë për matje të vazhdueshme të glykemisë me dinamikë të saktë të pagesës. Qeveria mbetet e përkushtuar në avancimin dhe kujdesin për shëndetin e të gjithë qytetarëve.