Qeveria e Maqedonisë në seancën e sotme ka vendosur që të ndërtojë ndërtesë të re për nevojat e Arkivit Shtetëror, njofton Portalb.mk.
“Do të ndërtojmë objekt të ri, sipas standardeve siç duhet të duhet një objekt për ruajtjen e materialeve arkivore”, informoi shkurt zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.
Ai ka theksuar se në ndërkohë ka filluar edhe sanimi i ndërtesës ekzistuese të Arkivit, një, e cila është pjesë e projektit “Shkupi 2014”, që në periudhën e kaluar ka qenë e dëmtuar dhe me këtë janë rrezikuar edhe dokumentet arkivore.
Ky vendim është për zgjidhje afatgjate të problemit me kushtet e hapësirave për punë në Arkiv, i cili ndodhej në objektin e Muzeut Arkeologjik. Kjo ndërtesë kishte probleme kur kishte reshje të shiut, gjegjësisht pikonte në shumë hapësira.
Arkivi Shtetëror në objektin e dëmtuar që ka kushtuar 42 milionë euro është vendosur përpara dy viteve.`