LSDM, përmes Qeverisë që e udhëheq dhe përmes shumicës parlamentare po i realizon premtimet e dhëna para qytetarëve dhe po i hapë institucionet, të cilat në vend që të punojnë në interes të Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së siç bënin deri tani, sot punojnë në shërbim të qytetarëve.
Ashtu siç ishte premtuar më herët, me vendim të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM nga 1 shtatori institucionet kyqe punojnë me dy ndërrime. Kjo do të thotë se ato institucione që janë më të nevojshme për qytetarët siç janë Drejtoria për të ardhura publike, Drejtoria e doganave, çerdhet, Drejtoria për regjistrimin e librave amë dhe shërbimet për dhënien e letërnjoftimeve dhe pasaportave në MPB tani punojnë deri në pra 21.30 dhe janë të arritshme për të gjithë qytetarët.
Shtesë, në ministri të caktuara, për shembull në Ministrinë për punë dhe politikë sociale, është sjellur “Ditë e hapur me qytetaret”, çdo të premte nga ora 9 deri në 13. Janë deklasifikuar informatat që ndërlidhen me udhëtimet, reprezentacionet dhe dhënies së ndihmës shtetërore për kompanitë e huaja, ndërsa me vendim të Qeverisë, janë të arritshme dhe pa pagesë informatat nga Regjistri qendror dhe nga Kadastra për gazetarët të cilët merren me gazetari hulumtuese.
Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe shumica parlamentare treguan se institucionet mund të punojnë me përgjegjësi, me nder dhe në shërbim të qytetarëve. Pas zgjedhjeve lokale dhe pas fitores së LSDM- së, ndershmëria, profesionalizmi dhe përgjegjësia e Qeverisë, do të vlejë edhe në nivel lokal, kur edhe institucionet lokale do të punojnë njejtë në shërbim të qytetarëve.