Kontesti shumëvjeçar mes shtetit dhe kompanisë OKTA rreth funksionimit të naftësjellësit Selanik- Shkup, për të cilin fare nuk bisedohet më shumë se një dekadë, po hyn në fazë të re.
Nga ministria e ekonomisë thonë se janë të gatshëm të flasin për tejkalimin e këtij problemi, pasi dje nga kjo kompani për Alsat paralajmëruan se, nëse problemi nuk zgjidhet, po shqyrtojnë largimin nga Maqedonia.
Nga kompania OKTA për televizionin Alsat u shprehën se nëse naftësjellësi edhe më tej nuk është në funksion, do të kenë leverdi shumë më të vogël financiare që të punojnë në vend.
Gjithashtu, për kompaninë OKTA problem paraqet edhe propozim- ligji i ri për energjetikë, i cili kryesisht do ta rregullojë vetëm rrymën edhe gazin natyror.
Ndryshe, OKTA furnizon 75% të tregut të Maqedonisë me karburant dhe përmes tatimeve apo shpenzimeve tjera në buxhet sjell rreth 250 milionë euro.