Qeveria pas analizave të thella dhe debateve, si dhe në konsultime me institucione vendore dhe ndërkombëtare, vlerëson se janë të pranueshme pjesa më e madhe e kërkesave të mediave dhe punonjësve të mediave, që kanë të bëjnë me reformat e paralajmëruara në media – kanë thënë burime të Qeverisë për Agjencinë e Lajmeve MIA.
Pakoja e reformave në media, kryesisht ka të bëjë me pranimin e një pjese të kërkesave të mediave dhe shoqatave në pjesën e ndryshimeve ligjore të Nenit 102 të Ligjit për Audio dhe Shërbime Audiovizuele, me të cilët mundësohen që për projekte të interesit publik, Qeveria të mund të zbatojë fushatë edukative dhe informative edhe përmes radiodifuzerëve, më pas pranimi I kërkesave për formimin e fondit të pavarur për gazetari hulumtuese dhe për produksionin e përmbajtjeve mediale nga interesi publik, si dhe reforma thelbësore në sferën mediale në drejtim të realizimit të të drejtave gazetareske.
Sipas burimeve të njëjta, në ndryshimet e paralajmëruara në Nenin 102 të Ligjit për Shërbime audio dhe audiovizuele, Qeveria duke I marrë parasysh qëndrimet e SHGM-së, KEM-it dhe Delegacionit të BE-së, ka vendosur që të heq dorë nga flamuri evropian. /KlanMacedonia