Qeveria e Maqedonisë informoi se Presidenti Gjorge Ivanov nuk i është përgjigjur propozimit për pranimin e mjetit të llogaridhënies, duke refuzuar t’i informojë qytetarët për shpenzimet e tij zyrtare.
Qeveria e Maqedonisë
“Presidenti Ivanov ende nuk i është përgjigjur letrës së qeverisë me propozim që edhe zyra e kryetarit të pranojë mjetin e llogaridhënies për një qeverisje transparente, të pastër dhe të përgjegjshme. Qeveria i kërkoi Presidentit të Republikës të Maqedonisë të paraqesë për opinionin informacionin dhe të dhënat për shpenzimin e parave të qytetarëve”.
Qeveria sqaron se më 29 maj në letrën e dërguar nga ministri për komunikacion dhe transparencë, Robert Popovski, presidenti Ivanov njoftohet për mjetin e llogaridhënies për transparencë, ndërgjegjshmëri dhe përgjegjësi të qeverisjes.
Kabineti I presidentit Gjorgje Ivanov duke iu përgjigjur qeverisë për mos pranimin e mjetit të llogaridhënies thotë se nuk ka nevojë për mjete shtesë të llogaridhënise, pasi në nëntë vitet e fundit Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka shfrytëzuar fondet buxhetore në mënyrë të përgjegjshme, të ndërgjegjshme dhe transparente.
Presidenca
“Theksojmë se të gjitha furnizimet publike nga Kabineti i Presidentit kryhen në mënyrën më transparente dhe në përputhje me të gjitha rregulloret ligjore dhe ato janë në dispozicion të publikut. Kjo është konfirmuar nga raportet e Komisionit për revizion mbi funksionimin e Kabinetit të Presidentit”
Nga presidenca sqarojnë se për të ofruar informacione objektive për publikun, Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë, si më parë dhe në të ardhmen, është plotësisht i disponueshëm për çdo informacion lidhur me operacionet financiare dhe shpenzimin e parave publike për qëllime zyrtare. Sipas tyre meqë ekzistojnë mekanizma për të kontrolluar performancën financiare të Kabineti i Presidentit nuk ka asnjë detyrim ligjor për të pranuar “mjete” shtesë.
Mjete të llogaridhënies për qeverisje të përgjegjshme u janë propozuar edhe kryetarëve të komunave, të cilët ndërkohë me vendim të Këshillit drejtues të BNJVL-së kanë marrë një rekomandim për publikimin e kostove të bartësve të zyrave publike në ueb faqet e tyre zyrtare.
https://www.youtube.com/watch?v=Xos0bsjQkF8

