Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e djeshme ka miratuar kërkesën e komunës s ë Studeniçanit për fillimin e procedurave dhe ndërtimin e një shkolle fillore në Ljubosh të komunës së Studeniçanit.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e djeshme shqyrtoi dhe miratoi kërkesën e Komunës së Studeniçanit për fillimin e procedurave të prokurimit publik për lidhjen e kontratave shumëvjeçare për ndërtimin dhe mbikëqyrjen e ndërtimit të një shkolle fillore të re në vendin e quajtur Ljubos-Batincë të komunës Studeniçan” tha zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakoski për Almakos.
Nga komuna e Studeniçanit thonë se të gjitha dokumentet e nevojshme janë siguruar.
“Të gjitha procedurat e nevojshme janë kryer, e kemi edhe planin e ndërtimit po e kemi caktuar edhe vendin ku do të ndërtohet objekti, tash vetëm presim përgjigjen e Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës” tha për Almakos, kryetari Azem Sadiki.
Ndryshe, gjatë fushatës parazgjedhore, kryetari Sadiku i cili tashmë ushtron mandatin e dytë premtoi edhe ndërtimin e një shkolle të mesme, i cili si projekt pret miratimin e Qeverisë.
Mevludin Imeri
Almakos.com