Qeveria e Maqedonisë së Veriut po bën kalkulime që mos të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike pas 1 janarit.
Kjo u bë e ditur sot nga ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Ai po ashtu nuk përjashtoi mundësinë që pas 1 janarit të ketë ulje të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët e vegjël.
“Qytetarët të jenë të qetë! Të gjitha përgatitjet janë bërë, në vazhdimësi do të furnizohen me rrymë elektrike. Po bëhen kalkulimet që pas 1 janarit mos të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë, ndërsa me siguri do të ketë ulje për konsumatorët e vegjël”, deklaroi ministri Bekteshi. Përjashtimin e rritjes së rrymës e ka bërë edhe kreu i KRRE-së. (INA)