Qendra për aftësimin e zjarrfikësve dhe shpëtimtarëve sipas standardeve botërore
I organizuar me plan, modern dhe i pajisur për shfrytëzim
Pas disa muajsh përgatitje dhe investime financiare, “KOUZON” e paraqet para opinionit poligonin e parë të organizuar me plan dhe qendrën edukative për aftësimin e zjarrfikësve-shpëtimtarëve, aftësime për të gjitha llojet e mbrojtjes kundër zjarrit dhe certifikata detare.
Qendra trajnuese në hapësirën prej 5.100 metër katror, gjendet në qarkun e ish Kombinatit kimik “OHIS” në Shkup dhe i ka të gjitha kushtet që të bëhet qendër e të gjitha aftësimeve të ardhshme të profesionistëve të ardhshëm maqedonas zjarrfikës-shpëtimtar, por edhe për zjarrfikësit vullnetar, ekipet për mbrojtje dhe menaxhim me zjarret në pyje.
Në poligonin e kësaj qendre trajnuese, është e planifikuar që të realizohen aftësime për tërheqjen e njerëzve nga aksidentet e rënda të trafikut, aftësim për ndihmë të parë dhe shpëtim në rastet e fatkeqësive masive dhe aftësim për shpëtim prej vërshimeve.
Koncepti për funksionimin e qendrave të këtilla trajnuese është zhvilluar në shtetet e BE-së dhe në botë. Iniciativa e jonë është në kuadrin e një pjese prej aktiviteteve të firmës dhe projekteve ndërkombëtare ku në projekte punuese dërgojmë zjarrfikës maqedonas.
Në periudhën në vijim “Kouzon” planifikon që të investoje mjete në blerjen e veturave navale kundërzjarrit, por edhe disa ATV vetura me mjete kundërzjarrit për intervenimin e shpejt për shuarjen e zjarreve pyjore dhe mjete moderne për tërheqjen dhe shpëtimin prej fatkeqësive elementare.
Kemi ngritur iniciativë deri te institucionet shtetërore të cilat janë pjesë e sistemit për mbrojtje dhe shpëtim që ta vëmë në dispozicion qendrën tonë trajnuese dhe me shembullin e partneritetit privat-publik të punojmë për projekte të përbashkëta për zhvillimin e sistemit për ndërhyrje dhe mbrojtje prej zjarreve dhe katastrofave tjera natyrore.
Specifika e punës së “KOUZON” është ajo që jemi lider në tërë Evropën Lindore në sferën e punësimeve të kompanive detare Cruises, ndërsa nga viti 2014 në bashkëpunim me Kompaninë ndërkombëtare FIRE AID nga Anglia, jemi bërë edhe kompani udhëheqëse botërore e cila përkohësisht punëson zjarrfikësit maqedonas në projekte në mbarë botën.
Përmes projekteve të këtilla, “KOUZON” ka angazhuar më shumë se 340 zjarrfikës maqedonas dhe në mënyrë aktive është duke punuar në procesin e ringjalljes së zjarrfikjes vullnetare në Maqedoni.