Qendra Ekspozuese për Energji Elektrike “Matka” nga sot e pasuron zyrtarisht ofertën turistike të kryeqytetit. Këtë sot e paralajmëroi kryetari i Shkupit Petre Shilegov. Ai dhe kryetari i Këshillit Drejtues të EVN Maqedoni, Shtefan Peter kanë nënshkruar Memorandum për bashkëpunim me këtë qendër, e para e këtij lloji në Maqedoni dhe në rajon.
“Qyteti i Shkupit vazhdimisht punon në krijimin e përmbajtjeve të reja që do të nxisin zhvillimin ekonomik dhe do ta pasurojnë ofertën turistike. Matka meriton me tepër përkujdesje me qëllim shfrytëzimit maksimat të potencialit të saj turistik. Në këtë drejtim kemi paraparë projekte me të cilat mund të zgjidhet problemi me trafikun e ngarkuar dhe me parkimin”, ka deklaruar Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.
Kryetari i Bordit Drejtues të EVN-së, Shtefan Petre, tha se qëllimi i EVN-ës, është realizimi i projekteve që janë të nevojshme për shoqërinë.
“Jemi të fokusuar në krijimin e vlerave afatgjate të cilat kanë efekte pozitive për tërë shoqërinë, posaçërisht në pjesën e përkrahjes së procesit edukativ. Qëllimi jonë është të krijojmë gjenerata të reja të rinjve me njohuri dhe kapacitete adekuate, posaçërisht në pjesën e shkencave teknike”, theksoi Shtefan Petre, kryetari i bordit drejtues të EVN-së
Projektin e mbështeti edhe kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, i cili theksoi se këtu mund të zhvillohet turizmi ditor dhe i fundjavës. Qendra Ekspozuese Matkë është vendosur në ndërtesën autentike të hidrocentralit të vjetër të Matkës që daton nga viti 1938 dhe deri më tani e kanë vizituar mbi 8.000 vizitorë. Enis Murtezi /shenja/