Qenal Krosi është zv/drejtori Gjeneral i Drejtorisë së të Ardhurave Publike. Ai sot e mori edhe zyrtarisht këtë detyrë.
Statusi i Krosit:
E falënderoj koalicionin VLEN për besimin, veçanërisht kryetarin e deritanishëm të Alternativës, z. Zeqirija Ibrahim, si dhe kryetarin aktual, z. Bekim Sali, por edhe kolegët e degës e Sarajit për mbështetjen.
Me këtë rast u mirëprita nga drejtoresha dhe i shpreha gatishmërinë time për të dhënë kontribut profesional në rritjen e efikasitetit, transparencës dhe përmirësimin e shërbimeve digjitale për qytetarët.
Në fund theksova se do të vë në funksion të plotë kapacitetin tim profesional për një qasje të drejtë, të ndershme dhe të barabartë ndaj të gjithë detyruesve tatimorë.


