Një grupë e nxënësve me Projektin Erazmus qëndron ne Osijek te R.së Kroacisë, gjatë qëndrimit nxënësit morrën pjesë ne konferencë, u prezantua shkolla” Liria” me një prezantim.
Në ditën e dytë vizituam dy shkolla fillore një në qytetin e Vukovarit edhe ate shkolla fillore “Sinisha Gllavashevic dhe shkolla fillore e Daljit, ku u mbajtë një manifestim dhe u këndua edhe kënge në gjuhën shqipe pasi që është projekt ndëretnik ku merrnin pjesë nxënës nga shkollat e Lubjanës, Ohrit, nga shkollat e qyteteve të Kroacisë edhe të Vukovarit, Daljit, ishte organizuar edhe një kuiz mes nxënësve të të gjitha shteteve që merrnin pjesë aty, pjesmarrja në kuiz ishte direkt nëpërmjet internetit, përmbante 14 pyetje nga lëmi të ndryshme dhe nxënësit e shkollës sonë morrën vendin e parë dhe kjo ndiqej nëpër mjet internetit në mënyre direkte, me këtë rast u shpërblyen me një pako me gjëra ushqimore të vendit. Pjesmarrës ishin nxënësit shqiptarë dhe maqedonas, pasiqë jemi të kyqur në këto projekte ndëretnike.
Gjatë këtij qëndrimi në Qytetin e Osjekut, nxënësit shkëmbyen përvojen dhe mendimet e tyre edhe pse ishin të nacionaliteteve të ndryshme dhe përkatësive fetare të ndryshme, por ishte ajo që i lidh këto nxënës se qëllimi i tyre është të jenë të lirë pa paragjykime dhe detyra e tyre është të arrijnë suksese në procesin edukativo-arsimor dhe të njohin kulturat dhe teaditat e tyre./TV KOHA