Që nga dita kur çmimi i naftës kërceu tek shifra 260 lekë për litër, protestat nuk janë ndalur në të gjithë vendin dhe po vazhdojnë me intensitet në Tiranë. Edhe këtë të dielë, bulevardi Dëshmorët e Kombit u mbush me qytetarë që protestuan kundër qeverisë për rritjen e çmimeve. Deklaratat me megafon ishin të mbushura me shpoti dhe kritika kundër qeverisë, ndërsa gjatë marshimit në kthim u bllokua rruga pranë Gjykatës së Lartë.
Drejtuesit e mjeteve janë solidarizuar me protestuesti dhe nuk pati përplasje, megjithatë policia ka ndërhyrë për të zhbllokuar rrugët dhe ka shoqëruar disa prej protestuesve. Gjatë pasdites, kryeministri Rama i quajti protestuesit një turmë pa moral.
Më poshtë mund të shikoni disa nga momentet kyçe të protestës nëpërmjet fotove të LSA.








































