Çdo komb kërkon që kufijt e tij të kthehen aty ku kan qenë, pikërisht aty ku perandoria e tij përkatëse kishte arritur zenitin e ekspansionit të vjetër mesjetar.
Ngaqë Filipi i Maqedonisë dhe i biri i tij, Aleksandri i Madh, kishin krijuar një mbretëri të madhe në Maqedoninë e shek. të katërt p.e.r..Grekët besojnë se Maqedonia(e sodit) është e tyre.
Ngaqë bullgarët, në fund të shek.X nën mbretin Samoil i cili i shtriu kufijtë gjerë në detin Adriatik, besojnë se Maqedonia është e tyre.
Ngaqë Stefan Dushani kishte pushtuar Maqedoninë në shek. XIV dhe e kishte bërë Shkupin “qytet të madh..”, serbët besojnë se Maqedonia është e tyre.
Ngaqë historikisht dhe ende vazhdon pjesa perëndimore e Maqedonisë së sotme të popullohet me shqiptarë dhe ngaqë gjatë egzistencës së Perandorisë Osmane dy nga katër vilajetet e dominuar nga shqiptarët, ai i Kosovës (me qendër Shkupin) dhe Manastirit përbënin pjesën më të madhe të Maqedonisë së sotme, ende me element konkret në të, shqiptarët besojnë që Maqedonia veriore dhe pjesa Perëndimore e lumit Vardar është e tyre.
Ngaqë Tito në Jajce më 1943 për shkaqe të balancit dhe krijimit të tampon zonës në raport me konkurrentë, Greqinë, Bullgarinë dhe Shqipërinë, vendosi që në një pjesë nga rajoni i gjerë me emrin Maqedoni nga epruveta të krijon një komb dhe një shtet me po atë emër, dhe kështu ne sot ta “gëzojmë” të lënë peshqesh këtë trashëgimi, këtë reaktor bërthamor historik dhe gjeografik, që mund në çdo moment të eksplodon.
Çështja Maqedonase dhe shteti me këtë emër, herë si “oazë paqeje” e shumë herë si mollë sherri, që ka qenë shkak i shumë luftërave të mëdha, derisa ajo të sistemohet, të simetrizohet në raport me bashkësitë etnike, veçanërisht atë shqiptare, dhe kështu të ridefinohet nuk do të ket paqë e qetësi as brenda e as në tërë Ballkanin.
Mungesa e vetëdijes së qartë identitare/historike nga maqedonasit dhe përkrahja symbylluazi të këtij sistemi nga mendësia e instaluar komuniste envero-titiste pseudoshqiptare në të, gjë që reflekton me mungesë të qeverive qendrore të besueshme, ambiguide, që prodhon çmendurinë “Shkupi 2014”, dhe mbi të gjitha mungesa e një koncepti të përcaktuar qartë të egzistencës së kombeve, veçanërisht asaj shqiptare që përbën diku 1/3 e popullsisë së përgjithshme, e gjithë kjo, natyrshëm solli në këtë krizë dhe agoni të jashtëzakonshme politike, ekonomike, sociologjike, diplomatike e identitare që ndodhet tani Maqedonia.
Pra, Ridefinimi i shtetit, duke u bazuar në dy grupet etnike më të mëdha dhe kjo prani faktike të reflekton në vet Emrin e shtetit, simboleve dhe në të gjitha institucioneve, si shtet i shqiptarëve dhe maqedonasve, në këtë kohë dhe rethana është akt i duhur dhe imanent, që shteti të mer natyrshmërinë e tijë, që shqiptarët më në fund të faktorizohen në të.