Publicisti dhe intelektuali Sulejaman Mehazi ka reaguar rishtaz, pas dëgjimit të qëndrimeve të deputetit të përjetshëm të BDI-së Xhevat Ademi.
Mehazi pyet Ademin e BDI-së, si është e mundur që sa herë që hapet Kushtetuta, BDI thotë s’ka gjë për shqiptarët.
Lexojeni më posht reagimin e publicistit Sulejman Mehazi:
“Sinqerisht ju pyesim, i nderuar deputet i përjetëshëm i BDI-sê, Xhevat Ademi, a me të vërtet nuk mund tê kalojnë amandamentet e propozuara nga Besa e Bilallit dhe Aleanca e Selës? Po çfarë paskërka qenë ajo kushtetuata juaj e Maqedonisë e pathyeshme dhe pandryshueshme, aq e palëvizëshme dhe e kështjelluar sa që s’mund ta lëvizë askush. Si është e mundur kushtetutën aq të dashur të shtetit të Ivanovit që me anë të 80 deputetêve t’ia ndryshoni kokën e preambullës prej Maqedoni në Severna Makedonija e mos t’ia ndryshoni trupin e kushtetutës maqedone-shqiptare me anë të amandamenteve të propozuara”.
“Zotëri Xhevat Ademi, partia juaj së bashku me kryetarin mos ndoshta jeni të lindur e të aftë mu atëherê kur situata politike shqiptare ka qenë më e favorshme ndaj maqedonasve, ju çdoherê këtë popullatë shqiptare e keni futur nën kurthet tuaja politike”?
-Kurthi parë, 2001, Marrëveshja e Ohrid, u ndërrua kushtetuta po kurrgjë për shqiptarët;
-Kurthi dytë, Marëveshja apo Deklarata Politike Shqiptare e Edi Ramës për të hyrë në qeveri, ç’u bê e ku shkoi marrëveshje e Tiranës dhe Edi Ramës, kurrgjë për shqiptarët;
-Kurthi tretê, pas votimit të 80 deputetêve për ndërrimin e emrit të Maqedonisé dhe kushtetutës sê saj sipas marrêveshjes me qeverinê greke, pêrsëri kurrgjë.
“Zotëri Xhevat Ademi gjatê qeverisjes suaj dy herê është ndërruar kushtetuta, me 2001 me Marrëveshjen e Ohrid, kurrgjë për shqiptarët; dhe, tani me Marrëveshjen e Prespës me Greqinê, prapê kurrgjë për shqiptarët, po atêherë dhe një pyetje, na tregoni, zotëri Xhevati, kur do bëni donjë gjë të mirë?, kurrë.

