Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin uroi Aleksandar Vuçiçin për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Serbi, transmeton AA.
“Kjo fitore bindëse në zgjedhje tregon për mbështetjen e gjerë të popullit ndaj përpjekjeve tuaja drejtuar zgjidhjes së çështjeve ekonomike dhe sociale, me të cilat momentalisht përballet Serbia si dhe në zbatimin e politikës së jashtme konstruktive dhe të balancuar”, shkruan Putin në urimin e tij.
Ai theksoi se Vuçiç në Rusi njihet si ithtarë parimor i marrëdhënieve më të forta miqësore mes dy vendeve.
Dy zyrtarët biseduan më 27 mars në Moskë, gjatë vizitës së Vuçiçit në kryeqendrën ruse në cilësi të kryeministrit të Serbisë.