Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin tha se Moska po e ndjek me vëmendje situatën në Maqedoni. Në takimin me presidentin e Maqedonisë,Gjorge Ivanov sot në Moskë, ai tha se marrëdhëniet Moskë-Maqedoni po përparojnë mjaft.
“Dëshirojmë që situata e brendshme politike në Maqedoni të zhvillohet në pajtim me Kushtetutën dhe parimet demokratike. Jam i bindur e përvoja juaj, ndikimi juaj dhe autoriteti do të kontribuojë për këtë”, tha presidenti Putin, duke shtuar se marrëdhëniet MaqedoniRusi po përparojnë dhe siç tha, ka lëvizje pozitive në këmbimin ekonomik.
Në fillimin e takimit, Putini ia uroi çmimin presidentit Ivanov që dje ia dorëzoi Patriaku i Kishës Ortodokse ruse, Kirili. Presidenti i Maqedonisë shfaqi kënaqësi të posaçme që pikërisht në këtë ditë, kur shënohet festa Shën Cirili dhe Metodi, të takohet me të.

