https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2153038984736942/
Qeveria e Maqedonisë dhe partitë e shumicës parlamentare nuk janë transparent lidhur me bisedimet me partitë opozitare për zgjerimin e koalicionit parlamentar. Përfaqësues të qeverisë dhe deputet të shumicës parlamentare nuk janë në një mendje se kush duhet të informojë median rreth rrjedhjes së bisedimeve.
Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, thotë se kompetent për t’u përgjigjur pyetjeve lidhur me rezultatin e bisedimeve për gjerimin e qeverisë janë partitë politike në koalicion, LSDM dhe BDI.
“Të ndëruar, rreth përgjigjeve për pyetjet tuaja ju sygjerojmë të drejtoheni tek partitë politike të koalicionit , sepse ata janë kompetent rreth kësaj teme”- thonë nga Qeveria.
Megjithatë, kordinatori i Lidhjes Socialdemokrate, Tomisllav Tuntev, demanton zëdhënësin e Qeverisë, duke thënë se bisedimet zhvillohen në Qeveri, dhe jo në Kuvend.
“ Ai që ju ka thënë ashtu duket se nuk e njeh si duhet ndarjen e pushteteve. Bisedimet rrjedhin në Qeveri, grupi parlamentar nuk është i përfshirë në ato bisedime. Unë i di kompetencat e mia”- thotë kordinatori i LSDM-së, Tomisllav Tuntev.
Shumica e brishtë parlamentare u vërejt edhe sot, pasi Kuvendi nuk siguronte dot kuorum të mjaftueshëm për mbajtjen e seancës plenare.
Ishin dy deputetët të Partisë Socialiste, Vlladanka Aviroviq dhe Ljupço Dimovski, pjesë e koalicionit opozitar me VMRO-DPMNE, të cilët siguruan shumicën prej 61 deputetësh, për të qenë në gjendje shumica parlamentare të zhvillojë punimet në Kuvend.
Nga grupi parlamentar i LSDM thonë se kanë qenë të befasuar .
“Deri në këtë moment në kuadër të grupit parlamentar nuk ka asnjë bashkëpunim me dy deputetët që përmendët”, thotë kordinatori i LSDM-së, Tomisllav Tuntev.
Aviroviq dhe Dimovski para rreth një muaji nuk e nënshkruan as kërkesën për ngritjen e Mocionit të besimit ndaj Qeverisë.
Zgjërimi i shumicës parlamentare disa muaj më parë u paralajmërua nga kryeministri Zoran Zaev. Javën e kaluar kryeministri i vendit tha se epilogu i bisedimeve me dy krahët e Lëvizjes BESA dhe me PDSH do të dihet pas 1 Majit.
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2153038984736942/
Përgatiti: Evi Shkopi